Gjatë ditës së enjte, Policia e Kosovës ka bastisur dy objekte në Mitrovicën e Veriut.
E rezultoi që ato ishin institucione paralele serbe, njofton Klankosova.tv.
Për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku dha detaje shtesë rreth këtij aksioni.
“Doza e kriminalitet është shtuar kryesisht në komunat me shumicë serbe. Një krim që është kryer vazhdimisht, pra ai financiar, është kryer edhe në këto dy institucione paralele serbe të cilat dje janë bastisur nga Policia e Kosovës. Bëhet fjalë për dy ndërmarrje publike të cilat merren me menaxhimin e objekteve banesore dhe biznesore, por po ashtu edhe me ndërtimin e tokave”, tha ai.
“Policia e Kosovës ditën e së enjtes u kërkua për asistencë nga komuna e Mitrovicës së Veriut, për ta liruar një ndërtesë i cili ndodhej i uzurpuar, pra objekt që ndodhej nën pronësinë e kësaj komune, e që ishte i uzurpuar”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


