Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeDetaje rreth aksidentit në rrugën Klinë-Gjakovë, ku u përfshi edhe kamioneta e...

Detaje rreth aksidentit në rrugën Klinë-Gjakovë, ku u përfshi edhe kamioneta e FSK-së

Zjarrfikësit e Gjakovës kanë bërë të ditur se kanë intervenuar në aksidentin e ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë, mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot, Njësia e Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës ka intervenuar në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Klinë–Gjakovë. Pas pranimit të informacionit rreth orës 14:00, ekipet tona kanë dalë menjëherë në vendngjarje së bashku me njësitë relevante për të ofruar ndihmën e nevojshme, sigurimin e zonës dhe menaxhimin e situatës”.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ndërsa si pasojë tre persona kanë marrë trajtim mjekësor. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT