Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmeDeputetët e LDK-së ia zbulojnë “hilen” Kurtit: Po e do LDK-në për...

Deputetët e LDK-së ia zbulojnë “hilen” Kurtit: Po e do LDK-në për kuorum

Deputetët e LDK-së nuk po i bind “oferta” e kryeministrit Albin Kurti për tërheqjen nga gara për presidente të Hatixhe Hoxhës, dhe që LDK ta propozojë kandidaten e vet, që mund të jetë Vjosa Osmani.

Doarsa Kica-Xhelili tha se Kurti po dëshiron që LDK-ja t’ia bëjë kuorumin për ta zgjedhur Feride Rushitin presidente.

“Një herë tha ‘nuk keni kandidat’! Ja dhamë kandidatin. Pastaj tha ‘nuk keni nënshkrime’! Ja dhamë nënshkrimet. Pastaj tha ‘për çka janë nënshkrimet?’ (Dhe pa që aty shkruan që janë për kandidatin për President). Tash po thotë ‘nënshkrimet i japim por jo votat’”, tha Kica-Xhelili.

Megjithatë, ajo po dyshon në sinqeritetin e Kurtit, pasi po thotë se me dhënien e nënshkrimeve për kandidaten e LDK-së, ai po do vetëm të arrijë kuorumin që ta zgjedh kandidaten e vet.

“E për çka nënshkrimet e tua, kryeministër? Për ta bërë kuorumin që ti të MOS e zgjedhësh Vjosën por kandidaten tënde a?”, tha deputetja e LDK-së.

Reagim ndaj kërkesës së Kurtit pati edhe nga deputeti Besian Mustafa, i cili po mendon se oferta e Kurtit është “me hile”.

“Albini tha ‘nënshkrimet Vjosës por votat Ferides’. Albin, mos ju tut Vjosës. E zgjedhim sonte Presidente, e shpëtojmë shtetin. Apo ty të intereson veç pushteti e jo shteti?!”, tha deputeti Mustafa.

E për “ofertën” e Kurtit reagoi edhe deputetja tjetër e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila tha se “Albin Kurti sapo na ftoi me ia bë kuorumin”.

“Tha: ‘E tërheq kandidaten që i mori zero vota, e lë atë që i mori 64 vota; ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë’. Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin, por kjo nuk do të ndodhë. Qytetarët gjithashtu e kanë kristal të qartë se kush po i dërgon prapë në zgjedhje. Kot i mban 20 konferenca brenda ditës”, theksoi Bajrami.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT