Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeShowbizDega e PDK-së në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre...

Dega e PDK-së në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë pezullon të gjitha aktivitetet

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë të Dushkajës ka pezulluar të gjitha aktivitetet elektorale për sot.

Këtë lajm e dhënë kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, i cili tha se në këto momente zie, bashkëndjejnë me familjet e viktimave, që po përballen me një dhimbje të madhe, transmeton klankosova.tv.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti me këtë tragjedi që ka prekur gjithë komunën tonë, Dega e PDK-së në Gjakovë ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet zgjedhore për sot. Në këto çaste të rënda, le të jemi të bashkuar në mbështetje të familjeve të prekura. Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Beqa në Facebook.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT