Tuesday, August 4, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në aksin Lezhë-Milot, raporton A2 CNN. Një makinë dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Viktima dyshohet se është rreth 50 vjeç.

Nga pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet makina tip Ford Kuga, e cila është përplasur me stendën e frutave dhe perimeve të një dyqani që ndodhej në anë të rrugës, shkruan A2CNN.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur për në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT