Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 23 mars në “Estadio Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës.
“Tifozët dardanë që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, duhet të blejnë biletat vetëm në sektorët e caktuar nga Federata e Futbollit e Islandës (sektorët 3 dhe 4), derisa çmimi është 30 euro”.
“FFK fton të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët kanë mundësi që të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe të mbështesin ekipin dardan drejt objektivit për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve”, thuhet në njoftimin e kësaj federate, transmeton Klankosova.tv.
Linku për blerjen e biletave është si më poshtë: https://ksi.compralaentrada.com/eventos/14412/14421
The post Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë – Kosovë appeared first on Klan Kosova.


