Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeÇka do të ofrojë PSD-ja në rast se bëhet pjesë e Kuvendit?...

Çka do të ofrojë PSD-ja në rast se bëhet pjesë e Kuvendit? – flet Molliqaj

Partia Socialdemokrate ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët për të garuar në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Kryetari i këtij subjekti Dardan Molliqaj, ka folur para mediave për këtë iniciativë.

Molliqaj shpalosi edhe detaje rreth asaj se çka do të ofrojë PSD-ja për qytetarët në rast se bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Dinamizimi i opozitarizmit që është shumë i rëndësishëm. Qasje e fuqishme ndaj çështjeve që ne mendojmë se janë të rëndësishme si: pabarazia, mungesa e demokracisë që nënkupton kapja e bordeve, institucioneve dhe çështja e marrëdhënieve me jashtë”, deklaroi Molliqaj.

Ai shtoi se pjesëmarrja e PSD-së ka qenë kërkesë e qytetarëve në tri palë zgjedhje.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT