Kalimi i futbollistit të Malishevës, Etnik Brruti, te kombëtarja e Shqipërisë, zgjoi reagime të shumta në Kosovë.
Madje, trajneri i reprezentacionit kosovar U-21, Afrim Toverlani, e quajti tradhëti veprimin e lojtarit.
Lidhur me linçimet e tilla, në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, gazetari dhe komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, deklaroi se selektori Toverlani, u shpreh shumë rëndë.
“Unë nuk i shoh gjërat kaq të rënda. Nuk mund t’i thuash jopatriot, djalit të një buri që ka luftu për çlirimin e Kosovës”, deklaroi Shako.
“Deklarata e Afrim Toverlanit, ishte e rëndë. Po bëhet fjalë për një djalosh që e ka emrin Etnik, nuk e ka as Hans e as James”, ka shtuar gazetari Shakohoxha.
Për më shumë detaje, shikojeni sekuencën e ndarë nga emisioni, përmes linkut të mëposhtëm.
The post “Brruti te Shqipëria”, Shakohoxha: Toverlani dha deklarata të rënda appeared first on Klan Kosova.


