Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeBegaj pret ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt

Begaj pret ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj pranoi zyrtarisht Letrat Kredenciale të ambasadorit Wendt dhe i uroi atij sukses në ushtrimin e detyrës së re.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin për thellimin e marrëdhënieve me SHBA-në, duke u mbështetur në prioritetet e politikës së jashtme dhe përgjegjësitë që burojnë nga kjo marrëdhënie.

“Shtetet e Bashkuara janë një partner i pazëvendësueshëm për avancimin e interesave kombëtare”, u shpreh Presidenti Begaj.

Pas ceremonisë zyrtare të paraqitjes së Letrave Kredenciale, Begaj zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT