Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeBefason Behrami: LDK dhe AAK kanë hise në shtetndërtim, jo edhe Vetëvendosja...

Befason Behrami: LDK dhe AAK kanë hise në shtetndërtim, jo edhe Vetëvendosja (VIDEO)

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se, ndonëse ka dallime ideologjike me LDK-në dhe AAK-në, këto parti, tha ai, kanë pasur rol në ndërtimin e shtetit dhe lirinë e Kosovës.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ai tha se për dallim nga dy partitë e sipërpërmendura, LVV nuk ka kontribuar në shtetndërtim dhe pavarësi.

“Zoti Kurti është treguar në vazhdimësi i pabesë me partitë politike, me ShBA-në, kur një njeri ta rren dhe i tradhton Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka po pret prej tij?”.

“Ne me LDK-në, AAK-në, mund të kemi dallime ideologjike e politike, mirëpo me LVV dallimet janë substanciale. Ajo është një parti që nuk ka hise as në shtetndërtim as në pavarësi, as në liri. Me këto tjerat, përkundër dallimeve, kemi hise edhe në pavarësi dhe në shtet ndërtim”, tha Behrami.

Tutje, zyrtari i PDK-së, duke u ndalur edhe te marrëveshja për bashkëqeverisje në Prishtinë me LDK-në, tha se partia që ai përfaqëson nënvizon se “vijat e kuqe” janë vetëm me Serbinë.

“Siç e ka thënë edhe kryetari Hamza, vija të kuqe kemi veç me Serbinë. Qato vijat e kuqe që LVV u mundu me na përça dhe me i vendos mes nesh, ne i kemi marrë i kemi vendosur mes nesh të gjithëve dhe kundër Serbisë”, deklaroi Behrami. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT