Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Hamza ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se gjatë këtyre vizitave u ka shprehur familjeve mbështetjen e tij.
Ai ka theksuar se familjet e ish-krerëve të UÇK-së “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.
Sipas Hamzës, dhimbja që po përjetojnë familjet është edhe dhimbje e popullit të Kosovës.
Kreu i PDK-së ka shprehur gjithashtu krenarinë e tij për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën për liri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


