Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeBedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7...

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 Qershorit

Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do të jetë sërish kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo për Blic me Astrit Gashin tha se Hamza përfaqëson një figurë serioze dhe të përgatitur, i cili “nuk prodhon drama” dhe nuk përdor gjuhë përçarëse apo etiketuese.

Deliu-Kodra shtoi se PDK synon të fuqizojë vizionin e saj politik dhe të bashkëpunojë edhe me forca të tjera, ndërsa theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të vendosin mes, siç u shpreh ajo, një Kosove të varfëruar dhe një qeverisjeje me strategji për dalje nga kriza, transmeton Klankosova.tv.

“Bedri Hamza, do të vazhdojë të jetë sërish kandidati ynë për kryeministër në zgjedhjet e 7 Qershorit. Bedri Hamza nuk prodhon drama, ka qenë njeri që ka prezantuar një vizion të njeriut serioz e të përgatitur, nuk etiketon, nuk linqon”.

“Unë vazhdoj të mendoj se ne duhet ta fuqizojmë vizionin tonë me PDK-në edhe me të tjerë që duan të bashkohen.Krizat dhe trazirat kanë qenë të mëdha në këto muaj, e për këtë jam e bindur që do të shohim ndryshim në zgjedhjet e qershorit sepse do të jenë dy dilema para të cilave qytetarët do të jenë në ditën e votimit: Dilema të një Kosove të saksionuar e varfëruar dhe dilema për një qeverisje me strategji për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë”, tha Blerta Deliu Kodra.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT