Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajme“Bashkimi i së djathtës”, mblidhet LDK-ja – diskutohet edhe për Osmanin

“Bashkimi i së djathtës”, mblidhet LDK-ja – diskutohet edhe për Osmanin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është mbledhur të martën pasdite në një takim me kryetarët e degëve, ku në fokus janë zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që lidhen me organizimin e brendshëm të partisë.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë të ditur se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe mundësia e një bashkimi me ish-presidenten Vjosa Osmani.

“Na diskutojmë për të gjitha çështjet që lidhen me partinë tonë, me listën tonë. Në këtë kuptim diskutojmë edhe për ardhjen e Vjosës, eventuale, për bashkimin e madh të së djathtës që kemi diskutuar që sa kohë dhe e shohim si domosdoshmëri për Kosovën. Në ndërkohë, për gjithçka tjetër dalim pas mbledhjes”, ka thënë ajo para se të niste mbledhja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Bashkimi i së djathtës”, mblidhet LDK-ja – diskutohet edhe për Osmanin appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT