Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya.
Takimi u mbajt nën patronatin e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, ku u diskutua për zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në rajon.
Konjufca theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ritheksoi përkushtimin e Turqisë për mbështetje ndaj Ballkanit Perëndimor në një periudhë sfidash ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


