Njëmbëdhjetë minuta pasi nisi ndeshja, dhe vetëm 3 para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë, braziliani Raphinha shënoi dobjetën e tij, në duelin e kthimit, ndaj Benficas,
Shënimi i Otamendit, kur barazoi shifrat 1-1, mbeti vetëm sa për statistikë, pasi edhe Lamine Yamal e regjistroi emrin te golashënuesit e kësaj përballje të luajtur në“Estadi Olímpic Lluís Companys”, e cila përfundoi 3-1, raporton Klankosova.tv
Me epërsinë prej një goli edhe nga ballafaqimi i parë, i zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, “Katalunasit” e kanë siguruar çerekfinalen e edicionit të sivjetshëm në Ligën e Kampionëve.
Për t’u rreshtuar në mesin e katër skuadrave më të mira të kontinentit, Barça duhet të fitojë ndaj Dortmundit ose Lille, të cilët nesër e zhvillojnë aktin e dytë!
The post Barcelona është çerekfinalisti i parë në Ligën e Kampionëve appeared first on Klan Kosova.


