Opinionisti Labinot Balaj tha se takimet mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë prodhuar dakordim për një sërë çështjesh, duke lënë të kuptohet se bisedimet kanë qenë më përmbajtësore sesa është parë publikisht.
Balaj tha se nuk qëndrojnë pretendimet se Kurti e ka zvarritur procesin e krijimit të institucioneve, duke shtuar se dinamika e bisedimeve është ndikuar edhe nga zhvillimet e brendshme në LDK.
Momentin që u intensifikuan takimet edhe përpjekjet me krijua institucione, unë nuk po e reduktoj në frekuencën e takimeve, por në përmbajtjen e tyre, kuptimin që momentin si është vënë re që ka intensifikim edhe domethënë e lanë të dy partive për një bashkëpunim. Intensiteti nuk reduktohet në frekuenca përkundrazi në përmbajtje në takim.”, u shpreh Balaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Ai shtoi se kjo situatë, sipas tij, ka ndikuar edhe në reagimet brenda LDK-së, duke përmendur ekzistencën e një grupi të pakënaqur brenda partisë.


