Gazetari Labinot Balaj në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë parti rajonale.
“Mbështetë në emrat që po supozohet që janë dalë fitues në garën e 9 shkurtit, kjo e demonstron që krahas PDK-së edhe AAK-ja janë parti rajonale dhe nuk munden me dalë prej hullisë së rajonalizmit asnjëherë, përkundër që kanë rekrutu figura të reja prej rajoneve të tjera”, tha Balaj.
Ai tutje shtoi se në këtë kuadër Lëvizja Vetëvendosje përmes sloganit “cep më cep”, është distancuar prej partive që sipas tij stigmatizohen me të drejtë si “parti rajonale”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


