Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, u shfaq te zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, derisa për mediat po fliste deputetja e kësaj partie, Jehona Lushaku.
Me t’u ngjitur, ndonëse Lushaku ishte duke folur direkt për mediat, ai i ndërhyri asaj duke thënë “Jehona, a po mi jep qato nënshkrime?”, raporton Klankosova.tv.
“Kryeministri më dërgoi që t’i marr nënshkrimet e LDK-së për kandidatin e tyre”, tha Bahtiri në korridorin e Kuvendit.
Nga ai vazhdimisht kërkohej që të jetë më i sjellshëm dhe të presë derisa deputetja e LDK-së ta përfundojë konferencën.
Me të përfunduar Lushaku adresimin për media, i tha Bahtirit: “Teatrat, një kat më poshtë”.
“Në emër të LVV-së, kërkoj nënshkrimet dhe emrin e kandidatit. Jo teatër, seriozisht e kam. Jam në emër të LVV-së”.
Deputetja Lushaku i tha se “ju nuk jeni autoriteti për t’i kërkuar nënshkrimet”.
“S’po mi jep? A po mi jep a jo? Faleminderit, kaq e pata”, tha Bahtiri teksa u largua. /Klankosova.tv


