Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani, ka përfunduar në listën e dëshirave të gjigantit gjerman Borussia Dortmund.
Sipas raportimeve të fundit në mediat gjermane, “Verdhëzinjtë” po vëzhgojnë me kujdes talentin e Hoffenheimit si një opsion për të përforcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Asllani shihet si një kandidat serioz për të bërë hapin e madh në karrierë, duke u rreshtuar krah emrave si Gonzalo Garcia i Real Madridit, i cili po ashtu është në planet e Dortmundit.
Forma e treguar nga sulmuesi kosovar ka bërë që drejtuesit e BVB-së ta konsiderojnë atë si një investim me perspektivë për repartin ofensiv.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


