Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht

Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, arrestuan shtetasin e Kosovës G.K. (22-vjeç).

Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes, raporton Klankosova.tv.

“G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, u tha në njoftimin e MPB-së maqedonase. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT