Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeViniciusi i thotë “po” Arsenalit? Raportohet për marrëveshje në parim

Viniciusi i thotë “po” Arsenalit? Raportohet për marrëveshje në parim

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të jetë në pikëpyetje, ndërsa raportimet e fundit nga mediat ndërkombëtare sugjerojnë se sulmuesi brazilian ka arritur një marrëveshje në parim me Arsenalin.

Klubi londinez ka kohë që e ndjek situatën e 26-vjeçarit, ndërsa zhvillimet e fundit kanë shtuar zërat për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve, situata është tensionuar pasi Marca raportoi se drejtuesit e Real Madridit i kanë vendosur Viniciusit një ultimatum: ose të pranojë ofertën për rinovimin e kontratës, ose të largohet nga klubi.

Në rast se braziliani refuzon rinovimin, drejtuesit e “Los Blancos” thuhet se janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje gjatë kësaj vere.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Real Madridi, Arsenali apo vetë Vinicius Junior për një marrëveshje mes palëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT