Një nga momentet më të komentuara të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival ndodhi gjatë performancës së Dhurata Dorës, kur Dua Lipa u bë pjesë e atmosferës festive në një mënyrë krejt spontane.
Ylli me famë botërore u pa duke vallëzuar mes miqve të saj me një tas të vendosur mbi kokë, një zakon i njohur në shumë ahengje shqiptare, ku pjesëmarrësit kërcejnë duke ruajtur ekuilibrin e një tasi mbi kokë.
Teksa shijonte muzikën dhe atmosferën e festivalit, në një moment tasi i rrëshqiti dhe i ra nga koka, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive nga të pranishmit.
Pavarësisht kësaj, Dua vazhdoi të vallëzonte pa u ndalur, duke u bërë edhe një herë pjesë e atmosferës karakteristike që e shoqëron Sunny Hill Festival.
Nuk është hera e parë që këngëtarja shihet duke marrë pjesë në këtë traditë, pasi edhe në të kaluarën ajo është filmuar duke vallëzuar me tas në kokë, një detaj që fansat e kanë parë si dëshmi të lidhjes së saj me zakonet dhe kulturën shqiptare.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku morën mijëra reagime dhe komente nga fansat e artistes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


