Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli, përdorte identitetin e një të...

Arrestohet në Kosovë i kërkuari nga Interpoli, përdorte identitetin e një të vdekuri

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë zbuluar një rast të rëndë të keqpërdorimit të identitetit, i cili çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje dhe vepra të tjera të rënda penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, operacioni u zhvillua në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) të Policisë së Kosovës, si dhe me partnerët ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit, transmeton klankosova.tv.

Hetimet nisën më 17 qershor 2026, kur një person me inicialet B.K. u paraqit në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) për të vazhduar dokumentet e identifikimit. Gjatë verifikimit, zyrtarët zbuluan se identiteti i përdorur i përkiste një personi të ndjerë prej shumë vitesh, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të identitetit.

I dyshuari u shoqërua në Polici dhe u intervistua në prani të avokatit, por zgjodhi të mos japë deklaratë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai u ndalua për 48 orë, ndërsa më pas Gjykata caktoi masën e paraburgimit.

Për verifikimin e identitetit të tij të vërtetë, autoritetet kosovare aktivizuan bashkëpunimin ndërkombëtar përmes Interpolit dhe Europolit, duke shpërndarë të dhënat biometrike dhe gjurmët e gishtërinjve.

Nga informacionet e marra nga autoritetet e Gjermanisë, Francës, Austrisë, Belgjikës, Shqipërisë, Hungarisë dhe shteteve të tjera partnere, u konfirmua se i dyshuari kishte përdorur pesë identitete të ndryshme, të lidhura kryesisht me Greqinë, Shqipërinë dhe Kosovën, me të cilat kishte vepruar dhe udhëtuar në disa vende evropiane.

Si rezultat i hetimeve të mëtejshme dhe bashkëpunimit me autoritetet e Gjermanisë dhe Shqipërisë, u identifikua se personi i arrestuar është shtetasi shqiptar me inicialet E.K., i cili kërkohej me njoftim të kuq (Red Notice) nga Interpoli.

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se E.K. është i dënuar me 17 vjet burgim për veprat penale “Vrasje” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT