Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pohoi dje se ka informacione që në Gjykatën Kushtetuese ka iniciativa për të hapur çështjet e Tribunalit të Hagës, respektivisht për paditjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Kjo ka trazuar opinionin publik dhe për këtë është diskutuar edhe në studion e Kosova Today-t në Klan Kosova.
“Se çfarë mund të fshihet prapa kësaj. qartë lexohet se tanimë diskursi politik i kësaj qeverie i paralajmëruar shumë më herët përpara fushatës zgjedhore për të kthyer këtë shtet në duart e tyre më pas duke shkelur legjitimitetin etnik, atë të përfaqësimit, dhe shumë çështje të tjera të cilët kanë hequr pjesë të rëndësishme do të thosha të gjymtyrës së asaj që quhet Marrëveshja e Ohrit pas 25 vitesh, dhe tanimë po duam t’i heqin edhe aspektin shpirtëror kësaj marrëveshje, e do të thosha që gjuha shqipe është shpirti i gjithë kësaj marrëveshjeje”, ka thënë opinionisti Bekim Adili.
Elena Uka në anën tjetër tha se influenca e lobit serb po dominon falë përçarjes midis politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
“Në qoftë se ata janë marrë në Hagë dhe i ke që gjashtë vjet në paraburgim me aktakuza që nuk qëndrojnë, nuk qëndrojnë për as pesë pare dhe ne e kemi një pjesë të masës të shqiptarëve që mendojnë se është më drejtë që ata gjenden atje, kjo e ka një domino efekt.
“Natyrisht si themelues i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po ashtu zoti Ahmeti do të jetë target. Pse të ndalet Serbia këtu veç me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin edhe Rexhep Selimin? Pse mos të shkojë një hap më tutje edhe shqiptarët e Maqedonisë të Veriut me i kriminalizu luftën e tyre? Pse kush do të ndalej?”
“Influenca e lobit serb është duke dominuar. Rrena e tyre është duke fituar. E vërteta jonë është duke humbur. Pse po humb? Për shkak të përçarjes. Pse po humb? Për shkak të njerëzve pushtetarë që i kemi egocentrik në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut”.


