Wednesday, August 5, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet 26-vjeçari që terrorizoi pacientët i veshur si “Engjëlli i Vdekjes”

Arrestohet 26-vjeçari që terrorizoi pacientët i veshur si “Engjëlli i Vdekjes”

Një 26-vjeçar është arrestuar në Uells pasi u ngjit në çatinë e një spitali i veshur si “Engjëlli i Vdekjes” (Grim Reaper), duke shkaktuar panik te pacientët, vizitorët dhe stafi mjekësor.

Sipas mediave britanike, ai u shfaq mbi hyrjen e spitalit me një mantel të zi me kapuç dhe mbante në dorë një objekt që dukej si teh i gjatë, ndërsa qëndronte duke vëzhguar njerëzit poshtë.

Në vendngjarje intervenuan policia dhe zjarrfikësit, të cilët e vunë situatën nën kontroll pas rreth 50 minutash.

26-vjeçari u deklarua fajtor për shkaktim shqetësimi në ambientet e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) dhe u dënua me gjobë. Gjatë procedurave gjyqësore, ai pranoi edhe dy raste të vjedhjeve në dyqane që kishin ndodhur më herët.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e veprimit të tij, ndërsa drejtuesit e spitalit ritheksuan se kanë zero tolerancë ndaj çdo forme kërcënimi, shqetësimi apo agresioni në ambientet spitalore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT