Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohen pesë kosovarë tentonin të fusnin barna në Shqipëri, mbi 471 kilogramë

Arrestohen pesë kosovarë tentonin të fusnin barna në Shqipëri, mbi 471 kilogramë

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se i ka arrestuar pesë kosovarë gjatë operacionit “Transit”.

Në një njoftim thuhet se kosovarët do të futnin në Shqipërisë, barna të dyshuara të kontrabanduara, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit kosovarë B. Z., 45 vjeç, F. Z., 34 vjeç, A. I., 23 vjeç, A. G., 20 vjeç, A. M., 21 vjeç.

“Nga kontrolli i ushtruar në 14 valixhe (bagazhet e të arrestuarve), janë konstatuar 1,057,840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 417.1 kg, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike”.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. Z., shërbimet e policisë i gjetën 300,000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi. Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit do të futnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se medikamentet mjekësore, shuma 300,000 euro dhe gjashtë celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT