Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeLajmeArmë dhe pajisje ushtarake gjenden sërish në veri të Kosovës

Armë dhe pajisje ushtarake gjenden sërish në veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në veri të Kosovë janë zbuluar sërish armë dhe pajisje ushtarake.

Sipas tij, në dy lokacione në komunën e Zubin Potok janë gjetur armë zjarri, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.

Sveçla deklaroi se aksionet do të vazhdojnë deri në çrrënjosjen e plotë të elementeve kriminale dhe forcimin e kontrollit të sigurisë në gjithë territorin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT