Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeArifi: 100 mijë votues të LDK-së kaluan në VV – ata do...

Arifi: 100 mijë votues të LDK-së kaluan në VV – ata do jenë target i Osmanit dhe Abdixhikut

Opinionisti Avni Arifi ka deklaruar se rreth 100 mijë votues të LDK-së, kanë kaluar në VV pas shkëputjes së ish-presidentes Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se këta votues do të jenë target i Osmanit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, transmeton Klankosova.tv.

“Unë uroj që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i ketë bërë matematikat mirë. Unë e di që ka njerëz që mezi s’kanë pritur për me u kthy Vjosa, por ka njerëz që nuk janë edhe shumë të lumtur”, tha Arifi.

“Po besoj që janë diku rreth 100 mijë votues të Kosovës, që kanë qenë përpara në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe kanë dalë pastaj në Vetëvendosje pas shkuarjes së Vjosa Osmanit në koalicion. Në zgjedhjet e shkurtit, një pjesë e madhe e atij 100 mijëshit, u kthy në LDK, por u rikthyen prapë në VV. Unë besoj se ata do të jenë target i Vjosës dhe Lumirit”, u shpreh ai në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT