Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, kanë ndarë çmimin “Ylli i Javës” për xhiron e 24-të në Albi Mall Superligë.
Këtë herë, vlerësimi i më të mirit i takoi Altin Aliut, sulmuesit të FC Malisheva, i cili shkëlqeu në fitoren 4:1 ndaj SC Gjilani, duke realizuar hat-trick.
Pas marrjes së çmimit, Aliu u shpreh i lumtur dhe falënderoi bashkëlojtarët për ndihmën, transmeton Klankosova.tv.
“Duke e pasur parasysh që SC Gjilani ka pasur ambiciet e veta, jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, sepse këto 3 pikë na japin stabilitet për pjesën e sipërme të tabelës. Jemi përgatitur maksimalisht dhe çdo lojtar e tregoi shpirtin luftarak, andaj edhe dolëm pozitivë në këtë ndeshje”.
Që nga fillimi i sezonit, Malisheva ka treguar ambiciet për dalje në Evropë dhe duke e pasur parasysh kontingjentin e lojtarëve që kemi dhe atmosferën e mirë, do ta japim maksimumin që të arrijmë objektivat e klubit dhe suksesin tonë, tha ai, për faqen zyrtare të FFK-së.
The post Altin Aliu shpallet “Ylli i Javës” pas hat-trick-ut ndaj Gjilanit appeared first on Klan Kosova.


