Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeAli Dula që u emërua zëvendësministër nga Kurti ishte “kampion” i manipulimeve...

Ali Dula që u emërua zëvendësministër nga Kurti ishte “kampion” i manipulimeve me vota në Rahovec

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar sot tre zëvendësministra në kabinetin e tij.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Ali Dula është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Agon Batusha në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Hysni Mehani në Ministrinë e Financave.

Megjithatë, një nga këto emërime ka tërhequr vëmendje, pasi Ali Dula, i cili ishte kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave kishte rezultuar me minus vota, raporton Sinjali.

Në komunën e Rahovecit, Dula ishte “kampion” me minus 401 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT