Aleanca target sot i pati votat nga Anamorava.
Kjo parti mbajti tubim në parkun e lagjes “Dardania” në Gjilan, të cilin nga afër e ka përcjellur gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami.
Në këtë tubim nuk ishin prezentë vetëm kandidatët për deputetë nga komuna e Gjilanit, por pati edhe nga Vitia dhe Kamenica.
Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini premtoi se në krye me të në qeverisje, autostrada do të përfundojë, madje sipas tij, do të ketë edhe investime të tjera, njëjtë sikurse edhe në qytetet e tjera.


