Autoritetet shëndetësore braziliane kanë nisur hetimet pas identifikimit të një rasti të dyshuar me virusin Ebola në qytetin e Sao Paulos.
Bëhet fjalë për një shtetas nga Republika Demokratike e Kongos, i cili ka shfaqur simptoma të etheve pas kthimit nga vendi afrikan, ku aktualisht po raportohet një shpërthim i sëmundjes.
Sipas autoriteteve, pacienti është vendosur menjëherë në izolim në një qendër të specializuar mjekësore, ndërsa ekipet shëndetësore po kryejnë analizat e nevojshme për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e virusit.
Institucionet shëndetësore kanë theksuar se po monitorojnë nga afër situatën dhe po zbatojnë të gjitha masat parandaluese për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për përhapjen e sëmundjes.
Rezultatet e testeve laboratorike pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një rast të konfirmuar me Ebola apo për një alarm të rremë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


