Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAlarm për tenderët e KEK-ut: U hetuan mbi 200 milionë euro kontrata,...

Alarm për tenderët e KEK-ut: U hetuan mbi 200 milionë euro kontrata, 30 milionë nën dyshime për manipulim (VIDEO)

Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tenderë të KEK-ut në vlerë mbi 200 milionë euro, pas dyshimeve se kompani të ndryshme mund të jenë koordinuar fshehurazi për ndarjen e tenderëve.

Kjo praktikë njihet si “bid rigging”, kur operatorët ekonomikë merren vesh paraprakisht kush do ta fitojë një tender, duke dëmtuar konkurrencën dhe paranë publike.

Sipas analizës së bërë për periudhën 2020-2025, rreth 20 deri në 30 milionë euro tenderë rezultojnë nën dyshime serioze për manipulim. Megjithatë, Autoriteti ka bërë të ditur se aktualisht nuk mund të vazhdojë me hetime formale dhe vendimmarrje, për shkak të rrethanave që lidhen me funksionimin e Komisionit të tij.

Këtë e ka kumtuar vetë Autoriteti Kosovar i Konkurencës në një prononcim ekskluziv për Kiks Kosova.

Autoriteti sqaron se vendimi për hapjen e hetimeve është kompetencë e Komisionit, por aktualisht ky mekanizëm është i paralizuar për shkak të konfliktit të interesit të deklaruar nga nënkryetarja.

“Bid rigging” në prokurimin publik janë marrëveshje të fshehta mes kompanive pjesëmarrëse në tenderë për të manipuluar garën dhe për ta caktuar paraprakisht fituesin. Kjo bëhet zakonisht përmes ofertave të koordinuara, rotacionit të fituesve ose ndarjes së tenderëve mes tyre.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT