Tuesday, May 5, 2026
spot_img
HomeLajmeAksion në Drenas, shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit biznesi i lidhur ilegalisht

Aksion në Drenas, shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit biznesi i lidhur ilegalisht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka identifikuar një kyçje ilegale të ujit në një biznes në Drenas.

Rasti, sipas njoftimit, është evidentuar në një biznes në Gllobar të Drenasit, ku dyshohet se uji i pijshëm po keqpërdorej nga një afarist.

“Rasti do të procedohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Aksione të tilla do të jenë të shpeshta dhe në tërë territorin e Drenasit” thuhet në njoftimin e KRU-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT