Në burgun e Peqinit është zhvilluar një aksion i gjerë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku janë sekuestruar sende të ndaluara dhe është evidentuar një rast i dyshuar për lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në të gjitha ambientet e institucionit, autoritetet kanë gjetur materiale të palejuara, përfshirë sende të improvizuara prerëse dhe kabuj të modifikuar.
Si rezultat i operacionit, dy të dënuar me burgim të përjetshëm janë transferuar për arsye sigurie, ndërsa institucionet kanë bërë të ditur se kontrolle të tilla do të vazhdojnë rregullisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


