Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Ortakoll në Prizren, ku një veturë ka goditur disa këmbësorë që ndodheshin në trotuar.
Lexuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet prezenca e qytetarëve dhe automjetit të ndaluar pas incidentit.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për informacione zyrtare, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


