Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku treni i linjës Pejë–Prishtinë është përplasur me një automjet.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po hetojnë rrethanat e incidentit.
Për shkak të procedurave hetimore, qarkullimi i trenit është ndalur përkohësisht deri në përfundimin e ekzaminimeve nga organet kompetente.
Sinjali ka kontaktuar me Policinë, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


