Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur sot në rrugën “Dubrovniku” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Gazeta Sinjali ka sigurar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë e Wolt-it.
Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


