Monday, June 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAgani kritikon sistemin shëndetësor: Duhet reformë e thellë (VIDEO)

Agani kritikon sistemin shëndetësor: Duhet reformë e thellë (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ferid Agani në emisionin ‘DPT te Fidani’ në Klan Kosova pati kritika të ashpëra për sistemin shëndetësor në Kosovë.

Agani shtoi se, pavarësisht këtyre arritjeve institucionale gjatë mandatit të tij si ministër, sistemi shëndetësor në Kosovë sot përballet me sfida serioze në funksionim dhe organizim, duke theksuar nevojën për reforma të thella dhe rritje të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Me përgjegjësi po e them, sepse megjithatë kam në përvojë institucionale, katër vjet kam qenë ministër i shëndetësisë edhe kam qenë ministër i shëndetësisë i cili mbasi që ka dalë prej ministrisë, i ka lënë mbrapa disa institucione që s’kanë ekzistuar përpara. Shembull, SHSUK-ja s’ka ekzistu, fondi i sigurimeve shëndetësore s’ka ekzistua, oda e profesionisteve shëndetësore, pesë odat, asnjëra s’ka ekzistua sot i kemi në funksion institutin Onkologjik, nuk ka qenë në funksion”, ka thënë Agani.

Ai po ashtu tha se si një ministër i cili ka lënë punë mbrapa vetës, ndërsa tani përsëri i është futur garës, brenda dy mandateve do të arrinte t’i bënte edhe më të mira shërbimet spitalore në Kosovës.

“Si një ministër që ka lënë rezultate mbrapa edhe të cilat ende jetojnë, unë me përgjegjësi të plotë e them që brenda dy mandateve, nuk po them brenda një mandate, por dy në Kosovë, do të zhvillohet, do të zhvillohet një shërbim I tillë shëndetësor. Kosova do të shndërrohej në një lima, të turizmit shëndetësor. Në Kosovë kishin ardh me marrë shërbime qytetarët tanë të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetet perëndimore, të cilët kanë sigurime shëndetësore atje”, ka thënë Agani në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT