Për herë të parë pas nëntë muajsh prej kur erdhi në Kosovë, Demba Jallow goditi topin në një ndeshje të vërtetë futbolli.
Pak ditë pasi KIKS Kosova mësoi historinë e trishtë të 18-vjeçarit që erdhi nga Gambia e Afrikës për të luajtur në Kosovë, dikush u aktivizua që ta regjistronte në ekip.
Këtë të shtunë ai luajti me “Lirinë” e Prizrenit në kategorinë e dytë të U21-shave.
Kiksi vazhdimisht kontaktoi me Demzin, derisa ky i fundit bëri të ditur se drejtori i klubit i kishte regjistruar të gjithë lojtarët.
Për këtë ai thotë se ndihet më i lumtur se kurrë.
Kiks Kosova do të vazhdojë ta përcjellë rrjedhën e udhëtimit të 18-vjeçarit afrikan. /Klankosova.tv
The post Afrikani i refuzuar bëhet lojtar i “Lirisë” së Prizrenit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


