Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Anton Hofreiterin, kryetar i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman.
Sipas LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë në rrugën evropiane të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian.
Abdixhiku ka theksuar se integrimi evropian është interes strategjik i Kosovës, ndërsa bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet i rëndësishëm për avancimin e këtij procesi.
Në takim është diskutuar gjithashtu për mundësi të reja bashkëpunimi, veçanërisht në dimensionin parlamentar dhe në forcimin e lidhjeve të Kosovës me institucionet evropiane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


