Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke sqaruar me ironi se fotografia është krijuar me inteligjencë artificiale.
Rama ka përdorur postimin për t’iu përgjigjur kritikëve që, sipas tij, kanë pretenduar se ai nuk e ka takuar Trumpin gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
“Meqë s’e takova dot, siç thanë ata që çfarë nuk thonë, po asgjë s’bëjnë e s’na bëjnë dot, u detyrova ta bëj me IA”, ka shkruar Rama.
Në fund të postimit, kryeministri ka vijuar me tone ironike, duke thënë se kritikët duhet të bëjnë kujdes, pasi fotografia mund të mos jetë krijuar me IA.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


