Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeTrump: SHBA po shqyrton bazë ushtarake në Poloni

Trump: SHBA po shqyrton bazë ushtarake në Poloni

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të enjten se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një baze ushtarake në Poloni.

I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni po shqyrton vendosjen e një baze amerikane në vendin anëtar të NATO-s, Trump tha se kjo mundësi është në diskutim dhe mund të realizohet.

“Ne kemi respekt të madh për presidentin e Polonisë, Karol Nawrocki, kështu që po e shqyrtojmë këtë mundësi – dhe mund të ndodhë”, u shpreh Trump, shkruan Euronews.

Presidenti amerikan kishte deklaruar edhe muajin e kaluar se SHBA-ja dhe Polonia po bënin “përparim të madh” drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump kishte thënë se, nëse marrëveshja realizohet, vendndodhja e bazës do të bëhej e ditur së shpejti, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për aleancën SHBA-Poloni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT