Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës, ku aktualisht po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.
Marrja e tij në pyetje vjen pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të disa videove me përmbajtje intime.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të përcaktuar burimin e materialeve, si dhe personat që i kanë publikuar apo shpërndarë ato në internet.
Çështja i është referuar edhe Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


