Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMbi 100 mijë njerëz morën pjesë në protestën e 1 Tetorit

Mbi 100 mijë njerëz morën pjesë në protestën e 1 Tetorit

Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër” ka deklaruar se në protestën e së enjtes në Prishtinë morën pjesë mbi 100 mijë njerëz.

Tasholli, duke folur në emisionin “Pressing” të T7, tha se një matje precize e numrit të protestuesve nuk është bërë, përveç nëse një të tillë e ka realizuar Policia e Kosovës.

“Në shesh ishin mbi 100 mijë njerëz, ajo është e rëndësishme. Matje precize nuk ka dikush, pos Policisë”, ka thënë Tasholli.

Ai bëri të ditur gjithashtu se “Liria ka Emër” nuk planifikon të ndalet me aktivitetet e saj, duke paralajmëruar veprime të tjera në ditët në vijim.

“Liria ka Emër nuk e ka ndërmend me u ndalë, po do t’i shohim edhe aktivitetet e tjera, prej atyre më kreative, deri te ato radikale”, u shpreh Tasholli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT