Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeShowbizAbdixhiku: Sot vendimmarrja i kthehet sovranit dhe vendoset fati i qyteteve tona...

Abdixhiku: Sot vendimmarrja i kthehet sovranit dhe vendoset fati i qyteteve tona për katër vitet e ardhshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku votoi sot për kryetarin e ardhshëm të Prishtinës, gjersa theksoi se sovrani vendos për fatin e qyteteve për katër vitet e ardhshme.

Abdixhiku theksoi se qytetarët e Kosovës tregojnë standarde të larta gjatë proceseve zgjedhore.


“Sot në Kosovë, si gjithmonë zgjedhjet trajtohen dhe janë festë… Ditë e mirë dhe shpresojmë të jetë një proces i mbarë e i mirë siç ka diture gjithherë populli i Kosovës të sillet në proceset zgjedhore. Sot është dita kur vendimmarrja i kthehet sovranit dhe kështu vendoset fati i qyteteve tona për katër vitet e ardhshme.

Jam i lumtur për nivelin demokratik që si shoqëri tregojmë në proceset zgjedhore. Disa çështje i marrim të mirëqena, por më besoni se standardet e Ballkanit Perëndimor, besa edhe të Evropës mënyra si organizojmë zgjedhjet e i pranojmë zgjedhjet është mrekulli e veçantë demokratike me të cilën populli i Kosovës duhet të krenohet”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT