Monday, June 1, 2026
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: Qershori – një ngopje elektorale, por është apetit i ri i...

Abdixhiku: Qershori – një ngopje elektorale, por është apetit i ri i përmbajtjes (VIDEO)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me fushatën që po zhvillohet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku tha se, periudha e qershorit mund të konsiderohet si një ngopje elektorale, por edhe siç u shpreh, apetit i ri i përmbajtjes çfarë shpërfaqet.

Sipas tij, bashkimi politik ka zgjuar kureshtje dhe interes të shtuar te qytetarët, veçanërisht te të rinjtë.

“Qershori është një ngopje elektorale, por është një apetit i ri i përmbajtjes çfarë po shpërfaqim dhe kjo vjen pak a shumë edhe si rezultat edhe i bashkimit tonë. Besoj që bashkimi ka zgjuar një kureshtje dhe ka zgjuar një interes të njerëzve, sidomos të rinjëve për të kuptuar se për çfarë mund të qëndrojmë”, tha ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT