Monday, June 1, 2026
spot_img
HomeLajme9-vjeçarja në fushatën e VV-së, Maxhuni: E mjerueshme, Kurti është dashur ta...

9-vjeçarja në fushatën e VV-së, Maxhuni: E mjerueshme, Kurti është dashur ta ndalojë (VIDEO)

Kandidati i PDK-së për deputet, Lorik Maxhuni ka folur lidhur me përfshirjen e një vajzë 9-vjeçare në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se në skenë doli pafajësia, por sipas tij, ato ishin fjalët e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“E kishim rastin e fundit në qytetin e Vushtrrisë, sot është dita e fëmijëve, por e pamë që në skenë doli pafajësia, ndërkohë që në vargjet e saj, fliste një fëmijë që ishin fjalët e Kurtit. Si mundet një kryeministër, një fëmijë 9-vjeçar dhe lë të mendohet se gjithçka ka qenë e organizuar, nuk e ndalon kur ajo flet”, tha ai.

Maxhuni gjithashtu deklaroi se një gjë e tillë është e mjerueshme dhe se Kurti është dashur ta ndalojë menjëherë.

“Një fëmijë 9-vjeçar që del në skenë dhe duartrokitet për atë që flet, është e mjerueshme për nivelin politik dhe kulturën politike që na sjellë. Unë konsideroj që z.Kurti është dashur ta ndalojë në moment vajzën dhe madje t’ia jap një këshillë publike”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT