Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkohet strehim emergjent për strehimoret për viktimat e dhunës në familje dhe...

Kërkohet strehim emergjent për strehimoret për viktimat e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar financim emergjent dhe zgjidhje afatgjatë për funksionimin e pandërprerë të strehimoreve për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ata u kanë dërguar letër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe të tjerëve në detyrë, ministrit për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hotit, atij të Financave, Hekuran Muratit dhe asaj të Drejtësisë, Donika Gërvallës.

“Sot, ndërsa po ju drejtohemi me këtë letër, funksionimi i këtyre strehimoreve po vihet seriozisht në rrezik për shkak të mungesës së mbështetjes financiare. Si pasojë, gratë dhe fëmijët që përjetojnë dhunë po mbesin të ekspozuar ndaj pasigurisë dhe rrezikut, ndërkohë që shteti rrezikon të dështojë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për të garantuar jetën me dinjitet, siguri dhe pa frikë për çdo qytetar”, thuhet në letrën e RrGK-së.

“Duke pasur parasysh se Qeveria e Kosovës ka theksuar vazhdimisht prioritetin për luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe përmirësimin e shërbimeve sociale, konsiderojmë se ndërhyrja e menjëhershme institucionale është e domosdoshme për të shmangur këtë situatë alarmante”, thuhet mes tjerash në letër.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT