Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve brenda partisë dhe përplasjeve me deputetët që kanë shfaqur qëndrime ndryshe nga udhëheqja e subjektit.
Përmes një reagimi, Abdixhiku ka thënë se pas këtyre përplasjeve nuk qëndrojnë parimet apo interesi i Kosovës, por ambiciet për drejtimin e LDK-së.
“S’rrotullohet shteti për një ambicie. Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!”, ka shkruar ai në Facebook.
Abdixhiku ka kritikuar edhe qasjen e deputetëve, duke e krahasuar atë me traditën politike për të cilën, sipas tij, është njohur LDK-ja.
“LDK-ja është njohur për një klasë politike që jepte gjithçka për shtetin”, ka deklaruar ai.
Në fund, kreu i LDK-së ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve të tij brenda partisë.
“Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”, ka përfunduar Abdixhiku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


